Oda e Mjekëve të Kosovës është zëri i përfaqësimit profesional të mjekëve, që mbron etikën dhe deontologjinë mjekësore, nën objektivin parësor të profesionit mjekësor, pra shërbimin ndaj njerëzimit.
Bashkimi Evropian garanton lëvizjen e lirë të punës dhe shërbimeve dhe lirinë e vendosjes mbrenda tregut të Përbashkët të BE-së.
Në vitin 2005, Parlamanti Evropian dhe Këshilli miratuan direktivën për njohjen e kualifikimeve profesionale me synimin për të parandaluar shtetet anëtare që të vendosinj kushte të tepërta për qytetarët që dëshirojnë t’i ushtrojnë këto të drejta.
Andaj, edhe njohja e kualifikimit profesional të mjekut, e fituar me arsim të lartë mbi kurrikulë të harmonizuar sipas standardeve të BE-së, e mbështetur me trajnime profesionale, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, si arma ma e fortë e Odës së Mjekëve të Kosovës, përbën edhe frymën e ndërtimit dhe profesionalizmit të Profilit të Mjekut Kosovar.