Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë menaxhon projektin e financuar nga BE-ja “Mbështetje për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale” – projekti dyvjeçar i asistencës teknike, i zbatuar nga WEglobal.
Njohja e ndërsjellë e kualifikimeve profesionale (NjNKP) është një pjesë e rëndësishme e tregut të brendshëm të BE-së. Përafrimi i legjislacionit kombëtar në Kosovë duke përfshirë strukturën institucionale me Acquis të BE-së për NjNKP do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të ushtrojnë profesionin e tyre në një shtet tjetër anëtar të BE-së pas anëtarësimit të Kosovës në BE. Për më tepër, direktivat e BE-së për NjNKP janë baza për procesin e Berlinit, i cili do të mundësojë lëvizjen e lirë të profesionistëve në vendet e Ballkanit Perëndimor.
2005/36/EC
This Landing Page was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of project and do not necessarily reflect the views of the European Union.

