Një ndër angazhimet primare të Ministrisë së Shëndetësisë mbetet Përkrahja në zhvillimin e arsimimit dhe edukimit shëndetësor me qëllim të ngritjes së njohurive dhe kompetencave në lëmin e shëndetësisë.

 

Cilësia e shërbimeve mjekësore, qëndron lart në agjenden e prioriteteve të politikave tona. 

 

Njohja profesionale e kualifikimeve i shërben vetëm qëllimit të qasjes në një prfesion të rregulluar dhe ushtrimit të atij profesioni. Kjo nuk jep të drejtën për të përdorur një titull akademik dhe nuk jep informacione mbi nivelin e kornizës së kualifikimeve  nacionale.

 

Në këtë spektër, Ministria jonë, nën koordinimin me MASHTI, dhe në bashkërendim me Fakultetin të Mjekësisë, Odën e Mjekeve, Infermierëve, Dentistëve, Mamive, sektorit biznesor etj, po punojmë bashkarisht në harmonizimin e kurrikulave arsimore sipas standardeve ndërkombëtare dhe avancimin e trainimeve profesionale sektoriale duke kontribuar në Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të profesionistëve mjekësor.

This Landing Page was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of project and do not necessarily reflect the views of the European Union.