Kjo iniciativë synon të përafroj kornizën legjislative të Kosovës me Standardet e BE-së sa i përket Njohjes Reciproke të Kualifikimeve Profesionale, duke krijuar mundësi më të mëdha për qytetarët e Kosovës. Përfituesi kryesor i projektit është Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT-i), dhe Qendra për Profesione të Rregulluara, bashkë me përfitues tjerë si Këshilli Shtetëror për Profesione të Rregulluara (KShPR), Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Odat sektoriale (Oda e Mjekëve, Oda e Stomatologëve, Oda e Farmacistëve, Oda e Infermierëve dhe Mamive, Oda e Veterinerëve dhe Oda e Arkitektëve)), Agjencia për Barazi Gjinore, dhe palë tjera të interesit.

 

Gjatë eventit, në fjalët e tyre përshëndetëse, Zëvendës Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) Zt. Arsim Ademi dhe zëvendës shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Znj. Eva Palatova, theksuan rëndësinë e këtyre përpjekjeve të përbashkëta drejt harmonizimit të legjislacionit të Kosovës me Standardet e BE rreth Njohjes Reciproke të Kualifikimeve Profesionale, duke krijuar mundësi më të mira për qytetarët e Kosovës. Znj, Muhabere Maliqi, udhëheqëse e Qendres për Profesione të rregulluara presentoj kontektstin dhe përspektiven e Njohjes së Kualifikimeve Profesionale.

 

Mbi 40 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues të mediave, u bashkuan në eventin lansues.

 

Për informata shtesë rreth fushatës dhe resurseve në dispozicion, ju lutem,

 

https://masht.rks-gov.net/njohja-e-kualifikimeve-profesionale/

This Landing Page was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of project and do not necessarily reflect the views of the European Union.