Shtatë profesionet sektoriale të njohura automatikisht në BE, që MASHTI po punon aktualisht bashkë me mbështetjen teknike nga projekti i BE-së për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale janë Mjekët, Arkitektët, Mjekët Veterinerë, Farmacistët, Stomatologët, Mamitë dhe Infermierët.
Këto shtatë profesione sektoriale mund të lëvizin lirshëm brenda 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në gjithë Evropën pas anëtarësimit në BE.
 
Përafrimi i kurrikulave për shtatë profesionet sektoriale sipas standardeve të BE-së është një aktivitet esencial për njohjen e kualifikimeve profesionale.
 
Harmonizimi i legjislacionit, ngritja e kapaciteteve, vendosja e sistemeve institucionale, avancimi i kurrikulës sipas standardeve të BE-së dhe ngritja e vetëdijes e informimi janë edhe vet prioritetet e MASHTI-të dhe Qendrës për Profesionet e Rregulluara, në fushën e Njohjes së Kualifikimeve Profesionale.

This Landing Page was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of project and do not necessarily reflect the views of the European Union.