Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit konkretisht Qendra për Profesione të Rregulluara, përkrahur nga projekti “Mbështetja për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale” financuar nga BE, dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerë tjerë relevant e hapën fushatën tri-javore “Njohja e Kualifikimeve  Profesionale”.

 

Në hapje, ministria e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësshefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova mbajtën fjalë rasti, duke folur për procesin  e njohjes së kualifikimeve profesionale, dhe rëndësinë e ngritjes së vetëdijes dhe informimit të qytetarëve rreth kësaj fushe, sikurse edhe benefitetet për qytetarët e Kosovës, për mundësinë e mobilitetit profesional, si në tregun rajonal apo edhe atë të BE-së, pas anëtarësimit të vendit tonë në BE.

 

Njohja e Kualifikimeve Profesionale, ndërlidhet ngushtë, përveç mbështetjes së BE-së me asistencë teknike, edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, me Procesin e Berlinit dhe CEFTA.

 

Fushata do të organizohet nëpërmjet pjesëmarrjes në media, rrjeteve sociale dhe materialeve tjera të printuara.

 

This Landing Page was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of project and do not necessarily reflect the views of the European Union.