Oda e Mjekëve të Kosovës është zëri i përfaqësimit profesional të mjekëve, që mbron etikën dhe deontologjinë mjekësore, nën objektivin parësor të profesionit mjekësor, pra shërbimin ndaj njerëzimit.

Bashkimi Evropian garanton lëvizjen e lirë të punës dhe shërbimeve dhe lirinë e vendosjes mbrenda tregut të Përbashkët të BE-së.

 

Në vitin 2005, Parlamanti Evropian dhe Këshilli miratuan direktivën  për njohjen e kualifikimeve profesionale me synimin për të parandaluar shtetet anëtare që të vendosinj kushte të tepërta për qytetarët që dëshirojnë t’i ushtrojnë këto të drejta.

 

Andaj, edhe njohja e kualifikimit profesional të mjekut, e fituar me arsim të lartë mbi kurrikulë të harmonizuar sipas standardeve të BE-së, e mbështetur me trajnime profesionale, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, si arma ma e fortë e Odës së Mjekëve të Kosovës, përbën edhe frymën e ndërtimit dhe profesionalizmit të Profilit të Mjekut Kosovar.  

This Landing Page was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of project and do not necessarily reflect the views of the European Union.