Kjo iniciativë synon të përafroj kornizën legjislative të Kosovës me Standardet e BE-së sa i përket Njohjes Reciproke të Kualifikimeve Profesionale, duke krijuar mundësi më të mëdha për qytetarët e Kosovës. Përfituesi kryesor i projektit është Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT-i), dhe Qendra për Profesione të Rregulluara, bashkë me përfitues tjerë si Këshilli Shtetëror për Profesione të Rregulluara (KShPR), Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Odat sektoriale (Oda e Mjekëve, Oda e Stomatologëve, Oda e Farmacistëve, Oda e Infermierëve dhe Mamive, Oda e Veterinerëve dhe Oda e Arkitektëve)), Agjencia për Barazi Gjinore, dhe palë tjera të interesit.
Gjatë eventit, në fjalët e tyre përshëndetëse, Zëvendës Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) Zt. Arsim Ademi dhe zëvendës shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Znj. Eva Palatova, theksuan rëndësinë e këtyre përpjekjeve të përbashkëta drejt harmonizimit të legjislacionit të Kosovës me Standardet e BE rreth Njohjes Reciproke të Kualifikimeve Profesionale, duke krijuar mundësi më të mira për qytetarët e Kosovës. Znj, Muhabere Maliqi, udhëheqëse e Qendres për Profesione të rregulluara presentoj kontektstin dhe përspektiven e Njohjes së Kualifikimeve Profesionale.
Mbi 40 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues të mediave, u bashkuan në eventin lansues.
Për informata shtesë rreth fushatës dhe resurseve në dispozicion, ju lutem,
https://masht.rks-gov.net/njohja-e-kualifikimeve-profesionale/