Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë dhe gratë me sfida socio-ekonomike në rajonin e Prishtinës përmes trajnimeve dhe mundësive për praktikë në sektorët e gastronomisë, agro-ushqimit, pastiqerisë, shërbimeve ICT dhe shitjeve online. Projekti ofron mundësi për zhvillim profesional dhe rrjetëzim në sektorë atraktivë dhe të qëndrueshëm.

Familjet me kushte socio-ekonomike të rënda: të rinjtë, gratë dhe punëkërkuesit nga kategoria e II e Skemave Sociale, të moshave 18-34 vjeç nga rajoni i Prishtinës.
Së paku 40 përfitues për Programin “Trainim për Aftësi Profesionale në Punë”, ku 50% duhet të jenë të gjinisë femërore.
Së paku 4 përfitues për Projektin “Praktikë në Punë” me pagesë për një muaj, ku 50% duhet të jenë të gjinisë femërore.
Ndikimet e Pritshme dhe Objektivat Afatgjata të Projektit:

Përgatitja Profesionale dhe Praktike për Tregun e Punës:
15 përfitues nga gastronomia dhe agro-ushqimi.
15 përfitues nga pastiqeria.
10 përfitues nga shërbimet ICT dhe shitja online.
4 përfitues për praktikë me pagesë për një muaj.
Struktura e Trajnimeve:
Trajnimi Teorik: 2 ditë (12 orë) për çdo sektor.
Trajnimi Praktik: 3 ditë (18 orë) për çdo sektor.
Përgatitja për Certifikim: 1 ditë (6 orë) me sesione praktike.
Praktika në Punë: 1 muaj (176 orë) në kompani sektoriale për min. 5 përfitues.

Totali i përfituesve: 40 persona në 3 grupe sektoriale (gastronomi/agro-ushqim, pastiqeri, shërbime ICT/shitje online).