Prishtina REA ju fton të merrni pjesë në puntorinë profesionale për produkt dizajn me fokus në rijetësimin e artizanateve tradicionale.

🔸Projekti:
Rijetësimi artizanal i keramikës, argjilës dhe drurit – një vlerë e trashëgimisë kulturore jo-materiale.

🔸Qëllimi i Projektit:
Promovimi i artizanateve tona tradicionale dhe rijetësimi i tyre përmes kreativitetit. Ky projekt synon të nxisë vetëpunësimin, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, si dhe të mbështesë promovimin e trashëgimisë kulturore në nivel ndërkombëtar, në përputhje me objektivat e UNESCO-s.

🔸Kohëzgjatja:
5 ditë (2 ditë teori dhe 3 ditë praktikë).

🔸Kush mund të aplikojë:
Artistë të rinj, zejtarë, studentë të arteve, entuziastë të trashëgimisë kulturore jo-materiale, si dhe përfaqësues nga institucione kulturore, muze, biblioteka, OJQ-ra dhe aktorë të sektorit turistik.

📅 Afati i fundit për aplikim: 13 tetor 2024
🔗 Linku për aplikim: https://forms.gle/16BbqGLuEEnzP9Cb6

💡 Mos humbisni mundësinë për të kontribuar në ruajtjen dhe avancimin e trashëgimisë sonë kulturore!

Apliko tani!