Testohet funksionalitetit i platformës Kosova e-ID

Me qëllim testimin e funksionalitetit të platformës Kosova e-ID, projekti “EU4Innovation -eID Kosovo’ implementuar nga Evoluxer, mbështetur nga BE European Union in Kosovo dhe Ministria e Ekonomisë, organizoi punëtorinë me akterët primar të projektit; Agjencinë e Regjistrimit Civil – ARC ,Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit ASHI dhe Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ARBK.
 
Gjatë këtyre tri ditëve u demonstrua aspekti softwerik, programor, arkitektura, internoperabiliteti i sistemeve, aspekti teknik dhe i operimit, siguria dhe qasja e platformës eID Kosova. Do të vazhdohet me ngritjen e kapaciteteve vendore nga segmenti i shërbimeve, administrimit dhe zhvilluesve si nga sektori publik, qoftë niveli qendror apo lokal si dhe sektori privat dhe ai bankar para se platforma e-ID Kosova të filloj së operuari sipas praktikave më të mira evropiane dhe IDAS.