Në kuadër të iniciativës Avancimi Digjital Rinor, Prishtina REA po vazhdon me krijimin e mundësive të shkëlqyera për 80 të rinj e të reja nga regjioni i Mitrovicës dhe Prishtinës. Ky program i trajnimit dhe mentorimit profesional përfshinë dy module të kërkuara në tregun e punës: Web Application Development dhe Cloud Computing (Microsoft Azure). 🚀. Këto module janë një nga fushat e shkathtësitë më të kërkuara në tregun e ICT, programinit, digjitalizimit, e-shërbimeve etj.
 
Marrë parasysh, trendet e vonshme të industrisë së programit, ICT dhe digjitale, fuqia punëtore e kualifikuar do të jetë faktori kyq në ngritjen e konkurrueshmërisë së industrisë dhe zhvillimin e kapitalit profesional njerëzor në vend, sikurse edhe mos-emigrimi i të rinjve në vendet e BE💡