Projekti Tourism for Future, nëpërmjet Prishtina REA, Komunës së Pejës dhe SHBA Gjeravica Peje, ka shprehur mirënjohje për të gjithë partnerët, rrjetet, bizneset dhe kontribuesit e Festivalit të Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”. Ata kanë falënderuar çdo bashkëpunëtor dhe kontribues të festivalit me mirënjohje. Në prani të Kryetarit të Komunës, z. Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarit z. Fatmir Asllani, Drejtorit të Ekonomisë, z. Nasret Hajrizi, Drejtoreshës së Kulturës znj. Xhenet Syka, dhe me moderimin e drejtorit të Prishtina REA, z. Ahmet Jetullahu-Metit, janë shpërndarë mirënjohje dhe dekorata për partnerët dhe kontribuesit e festivalit.
Festivali i Turizmit është një ngjarje e rëndësishme në kalendarin kulturor dhe turistik të rajonit, dhe mbledhja e sotme shënoi një moment të veçantë për të nderuar ata që kanë bërë ndryshimin. Synimi është që edicioni i dytë të jetë edhe më i suksesshëm.
Subscribe to get our latest news about Prishtina REA