Ky modul trajnim ka për qëllim ofrimin e njohurive dhe aftësive për individët që dëshirojnë të specializohen në përdorimin e veçorive moderne të zhvillimit të aplikacioneve WEB, duke përfshirë teknologjinë MVC, API-të dhe Frontend frameworks, për t’u bërë zhvillues web full-stack. Ky trajnim do të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë si të ndërtojnë aplikacione web moderne dhe të fuqishme që kombinojnë teknologjitë e frontend dhe backend, duke përdorur mjetet dhe praktikat më të avancuara të industrisë. Kjo nismë ofron një mundësi reale për të rinjë e të reja nga regjioni i Mitrovicës dhe Prishtinës, duke ju ofruar një trajnim e mentorim profesional në këtë modul, si një nga kërkesat në rritje edhe të tregut të punës poashtu.
Kandidatët duhet të jenë të rinjë dhe të reja nga regjioni i Mitrovicës dhe Prishtinës
Kandidatët duhet të shprehin një interes dedikues për fushën e teknologjisë informative dhe një motivim të lartë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre në Web Application Development
Duhet të jeni të gatshëm të merrni pjesë në trajnimin që zgjat 3 muaj, me një total prej 160 orësh (përfshirë teori dhe praktikë). Pjesëmarrja e rregullt dhe aktive në të gjitha sesionet e trajnimit është e domosdoshme për të përfunduar me sukses programin.
Afati i Aplikimit:
Afati i aplikimit për Web Application Development është data 31.12.2024, duke klikuar ne butonin me poshte
Ju lutemi, sigurohuni që të aplikoni para kësaj date për të qenë në kohën e duhur për vlerësimin dhe përzgjedhjen e aplikantëve. Prandaj, ju inkurajojmë të aplikoni sa më shpejt për këtë mundësi dhe për të qenë pjesë e këtij programi të rëndësishëm.
Bashkohu me ne për të zhvilluar aftësitë tuaja në Web Application Development dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën e zhvillimit të aplikacioneve web
Subscribe to get our latest news about Prishtina REA