Cloud Computing (with Microsoft Azure) po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm jo vetëm për zhvilluesit e softuerëve, por edhe në fushën e analizës së të dhënave. Cloud Computing (with Microsoft Azure) e bën zgjerimin e fuqisë kompjuterike dhe implementimin e zgjidhjeve të të dhënave shumë më të lehtë dhe, për këtë arsye, është i dobishëm për shkencëtarët e të dhënave që po shqyrtojnë grupe të mëdha të dhënash. Kjo nismë ofron një mundësi reale për të rinjë e të reja nga regjioni i Mitrovicës dhe Prishtinës, duke ju ofruar një trajnim e mentorim profesional në këtë modul, si një nga kërkesat në rritje edhe të tregut të punës poashtu.
Kandidatët duhet të jenë të rinjë dhe të reja nga regjioni i Mitrovicës dhe Prishtinës
Kandidatët duhet të shprehin një interes dedikues për fushën e teknologjisë informative dhe një motivim të lartë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre në Cloud Computing (with Microsoft Azure)
Duhet të jeni të gatshëm të merrni pjesë në trajnimin që zgjat 3 muaj, me një total prej 160 orësh (përfshirë teori dhe praktikë). Pjesëmarrja e rregullt dhe aktive në të gjitha sesionet e trajnimit është e domosdoshme për të përfunduar me sukses programin.
Afati i Aplikimit:
Afati i aplikimit për Cloud Computing (with Microsoft Azure) është data 31.12.2024, duke klikuar ne butonin me poshte
Ju lutemi, sigurohuni që të aplikoni para kësaj date për të qenë në kohën e duhur për vlerësimin dhe përzgjedhjen e aplikantëve. Prandaj, ju inkurajojmë të aplikoni sa më shpejt për këtë mundësi dhe për të qenë pjesë e këtij programi të rëndësishëm.
Bashkohu me ne për të zhvilluar aftësitë tuaja në Cloud Computing (with Microsoft Azure) dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në këtë fushë inovative.
Subscribe to get our latest news about Prishtina REA