” Ekosistem i Qëndrueshëm për Fuqizimin e NVM-ve të Turizmit – PHOENIX 4.0,” udhëhequr nga Arctur, është lansuar zyrtarisht pas takimit inicues të mbajtur më 11–12 dhjetor 2024 në Nîmes, Francë. I organizuar nga Open Tourisme Lab, ky event vendosi një bazë të fortë për bashkëpunim me qëllim forcimin e turizmit evropian, duke siguruar qëndrueshmërinë dhe suksesin e tij në një treg global.
PHOENIX 4.0 mbështet NVM-të e turizmit, të cilat përbëjnë mbi 90% të sektorit të turizmit në Evropë dhe punësojnë 12.3 milionë njerëz. Turizmi kontribuon me 10% në GDP-në e BE-së dhe nxit rritjen ekonomike, punësimin dhe zhvillimin social. NVM-të janë kyçe për të ofruar përvoja unike dhe për të fuqizuar ekonomitë rajonale, por përballen me sfida si mbingarkesa turistike, sezonaliteti, mungesa e fuqisë punëtore dhe nevoja për praktika të qëndrueshme, dixhitale dhe rezistente. PHOENIX 4.0 trajton këto çështje për të ndërtuar një ekosistem turistik më të gjelbër, më të menqur dhe më të qëndrueshëm.
Si do të ndihmoj PHOENIX 4.0?
PHOENIX 4.0 do të ofrojë përfitime të prekshme për palët e interesuara në turizëm duke trajnuar dhe mbështetur të paktën 120 NVM në mbarë Evropën, duke nxitur bashkëpunimin ndërsektorial dhe duke mbështetur 45 projekte bashkëpunuese që trajtojnë sfida si shërbimet turistike qarkore, tranzicioni i gjelbër, turizmi i bazuar në të dhëna, inovacioni digjital dhe aksesueshmëria. Gjithashtu, do të krijojë Navigatorin e Qëndrueshmërisë për NVM-të e Turizmit, i cili do të ofrojë tregues të qëndrueshmërisë dhe rezistencës për të siguruar konsulencë dhe mbështetje teknike të përshtatur.
Trajtimi i Sfidave Kyçe
PHOENIX 4.0 ofron një kornizë gjithëpërfshirëse për t’i ndihmuar NVM-të e turizmit të përballen me sfida kyçe si çështjet mjedisore, ndryshimet e shpejta teknologjike dhe ndryshimet në nevojat e konsumatorëve. Projekti fokusohet në katër komponente të ndërlidhura të qëndrueshmërisë:
Inkurajimi i zgjidhjeve kreative dhe modeleve të reja të biznesit për të trajtuar sfidat e industrisë.
Pajisja e NVM-ve me mjete digjitale të avancuara dhe aftësi për të rritur konkurrueshmërinë.
Lehtësimi i partneriteteve ndërmjet sektorëve për të nxitur shkëmbimin e njohurive dhe bashkëkrijimin.
Promovimi i praktikave miqësore me mjedisin dhe përputhja me qëllimet e mirëqenies shoqërore.
Një Konsorcium i Fortë i Udhëhequr nga Arctur
PHOENIX 4.0 bashkon 8 partnerë që vijnë nga Sllovenia, Spanja, Islanda, Franca, Kroacia dhe Kosova, duke sjellë ekspertizë nga strategjia e turizmit, trajnimi dhe mbështetje për NVM-të. E udhëhequr nga Arctur (SI), një lider i njohur në inovacionin dhe digjhitalizimin e turizmit, ky konsorcium i larmishëm siguron një qasje gjithëpërfshirëse për fuqizimin e NVM-ve të turizmit me aftësi të avancuara në digjitalizim dhe qëndrueshmëri. Partnerët kryesorë kontribues janë Catalan Tourist Board (ES), The Iceland Tourism Cluster (ICE), Centre of Business Excellence (SI), Open Tourisme Lab (FR), Prishtina REA (RKS), AnySolution (ES), dhe Dubrovnik Development Agency (CRO). Me përvojë të pasur në projekte të BE-së, ata punojnë së bashku për të fuqizuar NVM-të me aftësitë dhe mjetet për të lulëzuar në një industri turizmi që ndryshon me shpejtësi.
” Në zemër të PHOENIX 4.0 qëndron misioni për të nxitur bashkëpunimin, për të shfrytëzuar inovacionin dhe për të krijuar sinergji me projektet strategjike kyçe të BE-së.,” tha Katarina Ceglar, Udhëheqëse e Projektit nga ARCTUR, gjatë takimit fillestar në Nîmes, Francë..
Nxitja e Bashkëpunimit për Ndikim Afatgjatë
Duke u mbështetur në sukseset e iniciativave të mëparshme COSME/SMP, PHOENIX 4.0 mbështetet nga 77 palë të interesuara evropiane, përfshirë ministri, Organizata të Menaxhimit të Destinacioneve (DMOs) dhe organizata të tjera kyçe.
Ky bashkëpunim i gjerë siguron një ndikim afatgjatë dhe përputhshmëri me qëllimet e Transition Pathway for Tourism për të nxitur një sektor turizmi të qëndrueshëm, inovativ dhe konkurrues. Projekti financohet nga Agjencia Ekzekutive e Këshillit Evropian të Inovacionit dhe NVM-ve (EISMEA) nën SMP-COSME programme.
Çfarë Vjen Më Pas për PHOENIX 4.0?
Në muajt e ardhshëm, PHOENIX 4.0 do të hartëzoj trajnerët dhe do të lansoj PHOENIX 4.0 Academy dhe PHOENIX 4.0 Lab.
Akademia e Turizmit do t’u ofrojë NVM-ve kurse online mbi qëndrueshmërinë, digjitalizimin dhe inovacionin, ndërsa Laboratori i Turizmit do të ofrojë konsulencë, mbështetje teknike dhe burime të përshtatura për të ndihmuar NVM-të të rriten dhe përmirësojnë performancën e
tyre mjedisore. Të dy iniciativat do të shfrytëzojnë Navigatorin e Qëndrueshmërisë për NVM-të e Turizmit për të ofruar udhëzime të personalizuara dhe rezultate me ndikim.
Qëndroni të informuar për azhurnimet dhe ndiqni PHOENIX 4.0 ndërsa formësojmë një të ardhme të qëndrueshme, inovative dhe prosperuese për sektorin e turizmit në Evropë!
Link: Phoenix 4.0 LinkedIn Page
Acknowledgment
Ky projekt ka marrë financim nga Programi i Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian (SMP COSME) në kuadër të Marrëveshjes së Granteve Nr. 101181258. Megjithatë, pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Këshillit Evropian të Inovacionit dhe Agjencisë Ekzekutive të NVM-ve (EISMEA). As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti dhënës i grantit nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.
Subscribe to get our latest news about Prishtina REA