Në kuadër të projektit @dc_vet.wb po pilotohet një modul trajnimi online mbi ”Mbi Ndërkombëtarizimin e AFP-së” / “VET going International” për ekipet e shkollave / qendrave profesionale të Ballkanit Perëndimor përmbajtja e të cilës do t’i prezantojë programin Erasmus 2022-2027, si të marrin pjesë në projekte mobiliteti, partneritetet me shkollat profesionale europiane etj. Prandaj ne do të ftonim të merrnin pjesë sa më shumë mësues të cilët zotërojnë aftësi të gjuhës angleze dhe që janë të përfshirë ose do të përfshihen në hartimin e projekteve Erasmus, organizimin e mobiliteteve nga shkollat, etj.

 

Trajnimi do të mbahet gjatë periudhës Janar-Shkurt 2025, dhe një regjistrim paraprak kryhet në formën bashkëlidhur.

Në vijim do t’ju dërgohen kredencialet.