Intervet Western Balkans – Ndërkombëtarizimi i Sistemeve të AAP-së në Ballkanin Perëndimor (financuar nga BE-Bruksel)
 
Përpjekja trevjeçare e projektit tonë INTERVET, ishte Instalimi i kulturës së mobilitetit të të mësuarit në sistemet e AAP-së, duke kontribuar në përmirësimin e punësueshmërinë së të rinjëve tanë dhe mësimdhënësve përmes përvojave të fituara në vendet e ndryshme të BE si Italia, Franca, Sllovenia, Holanda, Malta, dhe transferimit të këtyre përvojave dhe dijeve të reja në Kosovë.
 
INTERVET implementohet bashkarisht nga një konsorcium prej 14 organizatave të involvuara në fushën e AAP-së që kontribuan në skemen e mobilitetit nga 14 vende të ndryshme (6 nga Ballkani perëndimor dhe 8 nga BE).
 
Do të ndjeheshim shumë herë më mirë sikur të kishim pas mundësi të mbështesnim të gjithë të rinjt dhe mësmidhënësit aplikant dhe entuziazmi i tyre na ka bërë shumë krenar.
Jemi shumë të vetëdijshëm se aq shumë vende partnere dhe qytetarë të tyre e duan aq shumë Kosovën andaj edhe e përkrahin. Falenderim nga zemra për të gjithë partnerët tanë nga vende të ndryshme të BE që mirëpritën të rinjt dhe mësimdhënësit tanë përmes projektit INTERVET