Projekti ynë ‘A ka Zhvillim pa Regjistrim” synon të promovoj edhe një zhvillim të ri të vendit tonë pra, Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, “Regjistrimi si Vlerë Europiane” i dizajnuar nga Prishtina REA, i cili ka për qëllim Promovimin dhe Gjithëpërfshirjen në procesin e regjsitrimit të Popullsisë 2024, përmes informimit dhe sensibilizimit të të rinjve, studentëve, vajzave e grave, nivelit biznesor e akademik, shoqërisë civile dhe mediave, përmes Promovimit Medial të Regjistrimit të Popullsisë 2024, si brandim UNIK: 

 

Plani i PR, Komunikimit dhe Vizibilitetit sjell përpara zbatimit të Regjistrimi i Popullsisë 2024, rrugën për të zhvilluar një plan shumë kreativ të informacionit dhe rritjes së ndërgjegjësimit dhe planin e promovimit, me mesazhe të qarta tërheqëse, kanale dhe mjete të mirë identifikuara për t’u përdorur gjatë organizimit të Salloneve Tematike Profesionale Mediale nga Prishtina REA. 

 

Organizimi i këtyre 5 Salloneve Tematike mediale, me akterë  të fushave të ndryshme, do t’i kontribuonte planit të komunikimit dhe vizibilitetit të Regjistrimi i Popullsisë 2024.

 

Salloni Tematik “Agro-industria dhe Eksportet në Kosovë” do të jetë një platformë e rëndësishme për të diskutuar rreth statistikave demografike dhe atyre të ekonomive familjare në relacion me sfidat dhe mundësitë për sektorin e agro-industrisë dhe eksporteve në Kosovë.  Në këtë sallon tematik, diskutimet do të përqendrohen në rëndësinë e përpunimit statistikor dhe relevanca e të dhënave referenciale si dhe qëndrueshmëria e tyre për nevoja të studimeve, analizave, raporteve etj në raport me sektorin e agro-industrisë si katalizator zhvillimor për ekonominë e Kosovës, duke përfshirë potencialet për rritjen e prodhimit bujqësor dhe përparimin e proceseve industriale përpunuese si dhe në fushat e prodhimit të ushqimit dhe pijeve, përmes instrumenteve analitike të gjeneruara nga statistikat demografike dhe të ekonomive familjare. 

 

Një pikë e rëndësishme për të diskutuar do të jetë edhe mënyra sesi sektori i agro-industrisë mund të kontribuojë në rritjen e eksporteve të produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare nën asistencën orientuese dhe parashikuese që statistikat e besuara mund të ndihmojnë. Pjesëmarrësit mund të shqyrtojnë strategjitë dhe iniciativat që mund të ndihmojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve agro-industriale të Kosovës në tregjet globale në prizmin e statistikave të përpunueshme dhe të përditësuara. 

 

Diskutimet do të përqendrohen në rëndësinë e inovacionit dhe investimeve në sektorin e agro-industrisë, përfshirë modernizimin e teknologjisë dhe proceseve të prodhimit për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e produkteve përmes metodave krahasimtare, analitike dhe trendeve.